RRETH KRIENKO JEANS

Industria e veshjeve KRIENKO

"Një pasion i pafund për xhins, që nga viti 1993"

Industria e veshjeve “KRIENKO” e ka nisur aktivitetin e saj në fushën e konfeksioneve në qytetin e Fierit që prej vitit 1993 me iniciativën dhe vizionin e z.KRIENKO MEMO.  Sot kjo industri ka arritur të transformohet në liderin absolut të tregut të veshjeve dhe konfeksionimit Jeans në tregun shqiptar.

Falë një pune të vazhdueshme vizionet tona janë kthyer në arritje dhe suksese. Prodhimi ynë është i pajisur me Çertifikatën e Cilësisë ISO 9001 : 2000. Të gjitha produktet tona mbajnë vulën “Made in Albania” dhe shpërndahen drejt tregjeve në mbarë botën.

Dalja e koleksioneve tona në treg vazhdimisht shoqërohet me sfilata prezantuese e mbresëlënëse për publikun. Aktivitete të tilla tashmë janë kthyer në një traditë për industrinë KRIENKO. Në çdo sezon përpiqemi të sjellim tendencat më të fundit të modës për klientët tanë.

Falë punës tonë të palodhur kemi arritur që sot të gjendemi më pranë klientëve tanë në Shqipëri. Me 7 dyqane na gjeni në qytetet: Fier, Tiranë, Vlorë, Lushnje, Elbasan dhe Sarandë. Vizitoni dyqanet tona KRIENKO në të gjithë Shqipërinë dhe përfitoni nga çmimet dhe ofertat tona.

5/5

Industria e veshjeve “KRIENKO” e ka nisur aktivitetin e saj në fushën e konfeksioneve në qytetin e Fierit që prej vitit 1993 me iniciativën dhe vizionin e z.KRIENKO MEMO. Sot kjo industri ka arritur të transformohet në liderin absolut të tregut të veshjeve dhe konfeksionimit Jeans në tregun Shqiptar.

Lagjia “16 Prilli“ , Rruga “Llukan Toska” , FIER
+355 34 22 84 68

Notice: Undefined index: title in /home/albesal1/public_html/krienko.com/wp-content/plugins/google-language-translator/widget.php on line 10