ARRITJET TONA
Falë një pune të vazhdueshme dhe të palodhur, tashmë vizionet tona janë kthyer në arritje dhe suksese.
Ndër të cilat vlen të përmendim :
• Hapja e Lavanderisë Industriale më të madhe në Shqipëri, e cila drejtohet nga një staf i specializuar me një eksperiencë mbi 25 vjeçare.
• Hedhja në tregun shqiptar e markës “ KRIENKO JEANS ”, e cila është pasuar me hapjen e dyqaneve , “Krienko Jeans” në disa qytete të Shqipërisë.
• Krijimi i një departamenti modelimi, i cili i mbeshtetur te inovacioni dhe risit e stafit të tij të përbërë nga stilistë shqiptarë dhe të huaj, ka arritur të shprehë në Markën Krienko artin dhe shkencën e të veshurit bukur.
Arritja jonë më e madhe ishte në vitin 2014 kur Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë na vlërsoi me titullin “Bleta e Artë ” për Sipërmarrësin më të madh të veshjeve dhe fasonit në Shqipëri për vitin 2014.
Çelësi i suksesit tonë në këto vite ka qenë :
- Cilësia
- Korrektësia
- Besueshmëria
- Shpirti bashkëpunues
- Teknologjia bashkëkohore
Prioritete të tilla kanë nxitur frymën e bashkëpunimit me Tregun e jashtëm Europian drejt të cilit eksportohet 100% e prodhimit të realizuar.
Ky prodhim i standardeve europiane është i pajisur me Çertifikatën e Cilësisë ISO 14001 : 2004,ISO 9001:2008, ISO 18001:2007, ISO 14001:2015
Të gjitha produktet tona mbajnë vulën “Made in Albania” dhe shpërndahen drejt tregjeve në mbarë botën.
Sot Grupi “KRIENKO” e shikon të ardhmen i vendosur për të ndjekur vazhdimësinë e sukseve të arritura në këto vite. Si një lider në tregun e veshjeve dhe konfeksionimit në Shqipëri dhe si një pjestar i denjë i tregut Europian, Grupi “Krienko” kërkon që në vitet e ardhshme të vazhdojë të zgjerohet në tregun ndërkombëtar duke e bërë markën “KRIENKO JEANS ” dhe mbishkrimin “Made in Albania” një nga ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në botë