ARRITJET TONA
Falë një pune të vazhdueshme dhe të palodhur, tashmë vizionet tona janë kthyer në arritje dhe suksese.
Ndër të cilat vlen të përmendim :
• Hapja e Lavanderisë Industriale më të madhe në Shqipëri, e cila drejtohet nga një staf i specializuar me një eksperiencë mbi 29 vjeçare.
• Hedhja në tregun shqiptar e markës “KRIENKO”, e cila është pasuar me hapjen e dyqaneve , “Krienko” në disa qytete të Shqipërisë.
• Krijimi i një departamenti modelimi, i cili i mbeshtetur te inovacioni dhe risitë e stafit të tij të përbërë nga stilistë shqiptarë dhe të huaj, ka arritur të shprehë në Markën KRIENKO artin dhe shkencën e të veshurit bukur.
Arritja jonë më e madhe ishte në vitin 2014 kur Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë na vlerësoi me titullin “Bleta e Artë” për Sipërmarrësin më të madh të veshjeve dhe fasonit në Shqipëri për vitin 2014.
Çelësi i suksesit tonë në këto vite ka qenë :
- Cilësia
- Korrektësia
- Besueshmëria
- Shpirti bashkëpunues
- Teknologjia bashkëkohore
Prioritete të tilla kanë nxitur frymën e bashkëpunimit me Tregun e jashtëm Europian drejt të cilit eksportohet 100% e prodhimit të realizuar.
Ky prodhim i standardeve europiane është i pajisur me Çertifikatën e Cilësisë ISO 14001 : 2004,ISO 9001:2008, ISO 18001:2007, ISO 14001:2015
Të gjitha produktet tona mbajnë vulën “Made in Albania” dhe shpërndahen drejt tregjeve në mbarë botën.
Sot Grupi “KRIENKO” e shikon të ardhmen i vendosur për të ndjekur vazhdimësinë e sukseve të arritura në këto vite. Si një lider në tregun e veshjeve dhe konfeksionimit në Shqipëri dhe si një pjestar i denjë i tregut Europian, Grupi “Krienko” kërkon që në vitet e ardhshme të vazhdojë të zgjerohet në tregun ndërkombëtar duke e bërë markën “KRIENKO” dhe mbishkrimin “Made in Albania” një nga ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në botë.
Mbi 400 punonjës dhe specialistë
të fushës së konfeksioneve
29 vite bashkëpunim me marka
të famshme në Europë
Deri në 4 mijë palë konfeksione
të prodhuara në ditë
Industria e veshjeve “Krienko Jeans” e ka nisur aktivitetin e saj në fushën e konfeksioneve në qytetin e Fierit që prej vitit 1993 me iniciativën dhe vizionin e z.KRIENKO MEMO. Sot kjo industri ka arritur të transformohet në liderin absolut të tregut të veshjeve dhe konfeksionimit Jeans në tregun Shqiptar.