KOMPANIA JONË

MARKA KRIENKO

"Një pasion i pafund për xhins, që nga viti 1993"

KRIENKO është një markë ikonë shqiptare e veshjeve xhins. Të frymëzuar nga vlerat thelbësore të autenticitetit, integritetit dhe modës, specialistët tanë të xhinsit krijonë veshje që klientët duan. Koleksionet e KRIENKO përfshijnë një gamë të stilit unik të xhinseve, pantallonave dok, këmishave, pantallonave të shkurtra dhe veshjeve sportive për meshkuj dhe femra. Ne po rritemi me shpejtësi për të përmbushur pritshmëritë e klientëve tanë.

GRUPI KRIENKO

Industria e veshjeve “KRIENKO” e ka nisur aktivitetin e saj në fushën e konfeksioneve në qytetin e Fierit që prej vitit 1993 me iniciativën dhe vizionin e z.KRIENKO MEMO.  Sot kjo industri ka arritur të transformohet në liderin absolut të tregut të veshjeve dhe konfeksionimit Jeans në tregun shqiptar.

HISTORIA JONË

Gjithçka nisi nga z.Krienko Memo, i cili që në moshë fare të re, ka qenë i prirur për modën. Fillimisht, ka nisur të stilojë dhe të përgatisë veshje për veten dhe miqtë e tij. Njëkohësisht  studionte në Univestitetin e Tiranës në degën e Financës, një degë që e ka ndihmuar mjaft mirë në profesionin e tij të preferuar.

 Drejtimi i një prej punishteve të njohuara të veshjesh në fillim të  viteve 90-të në qytetin e Fierit krijoi për z.Krienko  lidhjet e para me firmat prestigjioze, fillimisht të vendit fqinj, Italisë.

Nisën bashkëpunimet me firmën Italiane “Eldo S.P.A” me biznesmenin Luciano Fragolo, në Firence, ku realizonin veshje për fëmijë, kryesisht xhinse.  Më pas, individualisht z.Krienko formon një repart prej 19 punonjësish, të vendosur në një godinë të vogël, me 10 makina qepëse të vjetra (jo elektrike), duke prodhuar 50 palë konfeksione në ditë. Ndërsa sot, numri i punonjësve të industrisë “KRIENKO JEANS ” arrin në mbi 400 . 

Prodhimet, fillimisht eksportoheshin në Firence, të papërfunduara, por pas investimit në lavanterinë industriale që mban emrin “Blue Sky” shpk, një ndër më të mëdhatë në Ballkan, sot eksportohen në të gjithë Europën. Fillimisht, prodhoheshin 100 palë konfeksione të ndryshme në ditë, ndërsa në ditët e sotme arrijnë të prodhohen deri në 4 mijë palë të tilla me mbi 25 modele të reja në muaj dhe me çmime konkurrues.

SOT

Kjo sipërmarrarje , më e madhja në sektorin e veshjeve në Shqipëri, prej 29 vjetësh  bashkëpunon me firmat e mëdha prestigjioze duke arritur të hedhë në treg  linjën e parë të veshjeve «Made in Albania». 

“KRIENKO JEANS ” është një markë lider në fushën e modës, në Shqipëri, duke konkuruar fort në treg në çmim dhe cilësi. Gjithashtu industria “KRIENKO” njihet më gjerë për  prodhimin e veshjeve të standardeve europiane dhe për firmat prestigjioze të industrisë së modës, që mbajnë firmën “Made in Albania”. Ndër bashkëpunimet më të njohura mund të përmendim markat të famshme si: “Meltin Pot”, “Versace” “Only jeans”, “Jack & Jones”, “Tommy Hilfiger”, “Angel Devil”, “Free Soul”, “Ted Baker”, “Staff Jeans  & Co”, “Uniform”, “Devergo”, “50 Carat”.

Kompania jonë ka një shtrirje të gjerë si dhe hapësirë të mjaftueshme për mirëfunksionim e reparteve të prodhimit dhe zyrave të administratës.

Repartet tona të prodhimit janë:

Këto ambjente janë të strukturuara me kujdes për respektimin dhe ruajtjen e mjedisit nga ndotjet industriale.

Në kompaninë tonë operojnë mbi 400 punonjës dhe specialistë të fushës së konfeksioneve. Në mjediset e brendshme të firmës vihet re një përkujdesje e madhe ndaj niveleve të larta të prodhimit. Punonjësve u ofrohen kushte të favorshme dhe mjedise relaksuese ku ata e ndiejnë se janë pjesë e një ambjenti të ngrohtë e mikëpritës për një të mirë të përbashkët.

Prioritet tona të mëdha kanë nxitur frymën e bashkëpunimit me Tregun e jashtëm Europian drejt të cilit eksportohet 100% e prodhimit të realizuar.

Prodhimi ynë i standarteve europiane është i pajisur me Çertifikatën e Cilësisë ISO 9001:2000. Të gjitha produktet tona mbajnë vulën “Made in Albania” dhe shpërndahen në tregje në mbarë botën.  Më e rëndësishme për klientët e “Krienko Jeans”, është fakti se të gjitha materialet që përdoren për prodhimin e veshjeve, janë të një cilësie shumë të lartë dhe të njëjta si ato të firmave, tashmë të mirënjohura, si Versace, Armani etj.

Falë përpikmërisë që na karakterizon kemi siguruar që klientët tanë të kenë siguri totale ndaj cilësisë së prodhimit dhe shërbimit të ofruar si dhe t’i qëndrojnë besnikë markës sonë të veshjeve të modës e të përdorimit të përditshëm.

MARKA KRIENKO

Falë punës sonë të palodhur kemi arritur që sot të gjendemi më pranë gjithë konsumatorëve tanë në Shqipëri. Me 7 dyqane na gjeni në qytetet: Fier, Tiranë, Durrës, Vlorë, Lushnje. Elbasan dhe Sarandë. Me koleksionet tona ne përpiqemi të nxjerrim në pah anët e paanshme, të vetëbesueshme dhe të fuqishme të klientëve tanë për t’i bërë ata të ndihen rehat në çdo kohë. Kjo është arsyeja kryesore pse adhuruesit e modës po preferojnë markën KRIENKO.

Por ne nuk ndalemi këtu.  Falë punës dhe talentit tonë kërkojmë të sjellim vazhdimisht pranë konsumatorëve tanë produkte cilësore, unike dhe me tendencat më të fundit të modës.

Që prej vitit 1993, KRIENKO gjithmonë u ofron klientëve modë dhe cilësi me çmimin më të mirë. Me pozicionin tonë të rëndësishëm në tregun shqiptar të xhinsit, KRIENKO vazhdon të krijojë një ndryshim në industrinë e shitjes duke rritur numrin e dyqaneve të tij dita ditës. Dyqanet tona kanë një rëndësi shumë të veçantë për ne si pikë takimi për të gjithë klientët pa marrë parasysh moshën apo gjininë. Shitjet, veshjet me cilësi dhe klientët e kënaqur janë elementët e domosdoshëm të konceptit të shitjes të KRIENKO.

Besojini Markes Tonë!   

Ndjehuni të Veçantë me Krienko Jeans!

Misioni dhe Vizioni

Misioni dhe vizioni i shoqërisë tonë është ofrimi i shërbimeve të standarteve të larta dhe cilësore në fushën e dizenjimit, stilizimit, konfeksionimit dhe trajtimit të veshjeve të modës dhe të përdorimit të përditshëm si edhe shërbimeve të specializuara të lavanterisë industriale.

Vlerat Tona

Cilësia e lartë, korrektësia, besueshmëria, shpirti bashkëpunues, teknologjia bashkëkohore, përpikmëria, orientimi drejt klientëve si dhe puna me zemër janë vlerat tona. Pas ekipit tonë profesional dhe kreativ të dizajnit në fushën e modës, qëndrojnë teknologjia e lartë e xhinseve, njohja dhe përvoja e gjatë e akumuluar gjatë 29 viteve sukses. Çdo ditë ne vazhdojmë të zhvillojmë pasionin tonë duke i shërbyer klientëve tanë me besnikëri.

5/5

Industria e veshjeve “Krienko Jeans” e ka nisur aktivitetin e saj në fushën e konfeksioneve në qytetin e Fierit që prej vitit 1993 me iniciativën dhe vizionin e z.KRIENKO MEMO. Sot kjo industri ka arritur të transformohet në liderin absolut të tregut të veshjeve dhe konfeksionimit Jeans në tregun Shqiptar.

Lagjia “16 Prilli“ , Rruga “Llukan Toska” , FIER
+355 34 22 84 68

Notice: Undefined index: title in /home/albesal1/public_html/krienko.com/wp-content/plugins/google-language-translator/widget.php on line 10